Programi Postpartum
Mire se erdhe ne kete rrugetim te rikuperimit, forcimit dhe rilidhjes me trupin tend pas lindjes.Periudha postpartum nuk eshte nje gare per t’u rikthyer sa me shpejt ne formen qe kishe me pare. Trupi yt ka kaluar neper ndryshime te medha gjate shtatzenise dhe lindjes dhe tani ka nevoje per kohe, kujdes dhe nje rikthim gradual ne levizje.
Perpara se te filloni programin, eshte shume e rendesishme te keni kryer kontrollin postpartum dhe te keni marre miratimin e mjekut ose profesionistit shendetesor qe po ndjek rikuperimin tuaj.Si orientim te pergjithshem, une do t’ju sugjeroja qe programin ta filloni rreth muajit te 2-te ose te 3-te pas lindjes, gjithmone duke marre parasysh menyren e lindjes, rikuperimin tuaj individual dhe rekomandimet e mjekut. Nuk ka nje afat qe vlen njelloj per te gjitha grate.
Zakonisht rekomandohet te filloni aktivitetin rreth 6 jave pas lindjes vaginale. Pas nje lindjeje me operacion cezarian, mund te nevojitet me shume kohe dhe rikthimi duhet te jete edhe me gradual.
Nese keni pasur lindje cezariane, komplikacione, dhimbje, gjakderdhje te pazakonte, probleme me plagen, ndjesi rendese apo presioni ne zonen pelvike, apo cdo shqetesim tjeter, rikthimi ne stervitje mund te kerkoje me shume kohe dhe duhet diskutuar me mjekun tuaj. Ju lutem, mos i anashkaloni videot e para te programit. Ato permbajne informacione shume te rendesishme qe dua t’i dini perpara se te kaloni tek klasat.
Ne to do te flasim per frymemarrjen diafragmatike, deep core, dyshemene pelvike, diastazen, levizshmerine e brinjeve dhe legenit, pozicionimin e trupit dhe menaxhimin e presionit intra-abdominal. Keto njohuri do t’ju ndihmojne ta kuptoni me mire trupin tuaj dhe ta mbeshtesni ne rikuperim, por edhe t’i realizoni ushtrimet ne menyre me te kontrolluar dhe me te sigurt.
Gjate shtatzenise dhe lindjes, frymemarrja, muskujt e thelle te barkut, dyshemeja pelvike, brinjet, legeni dhe postura ndikohen dhe ndryshojne. Prandaj, ne kete program nuk do te fillojme duke kerkuar intensitet.
Do te fillojme nga bazat.
Fillimisht do te punojme me frymemarrjen, lidhjen me deep core dhe dyshemene pelvike, mobilitetin dhe stabilitetin. Me pas, hap pas hapi, do ta pergatisim trupin per ushtrime me komplekse, me shume force dhe per nje rikthim sa me funksional ne aktivitetin tuaj te perditshem.
Mos u shqetesoni nese disa prej ushtrimeve te para ju duken te thjeshta. Shpesh, ne postpartum, puna me e rendesishme eshte ajo qe nuk duket nga jashte. Para se te shtojme intensitet, duhet te sigurohemi qe trupi di perseri te menaxhoje frymemarrjen, presionin dhe levizjen ne menyre te koordinuar.
Brenda programit do te gjeni gjithashtu edhe nje regjim ushqimor, i krijuar per t’ju ndihmuar ta ushqeni trupin ne kete periudhe, te mbeshtesni rikuperimin dhe te krijoni zakone te shendetshme dhe te qendrueshme.
Qellimi im me kete program nuk eshte vetem qe ju te mendoni:
Dua te rikthej trupin qe kisha para shtatzenise.
Dua qe ne fund te ketij rrugetimi te mund te thoni:
E kuptoj me mire trupin tim. Ndihem me e forte. Ndihem me e sigurt ne levizje dhe i besoj perseri trupit tim.
Mos e krahasoni rikuperimin tuaj me askend tjeter. Ecni me ritmin tuaj, respektoni sinjalet e trupit dhe mos kini frike te beni nje hap pas kur trupi jua kerkon.
Ketu nuk po fillojme nga zero.
Po fillojme nga nje trup qe ka kaluar nje transformim te jashtezakonshem.
Le ta rindertojme nga brenda jashte me durim, kontroll, force dhe shume respekt per trupin tone.
€19.99
